“Çështja dypalëshe me Bullgarinë e rrumbullakosur”, Osmani ende nuk e di kur do të bëhen ndryshimet kushtetuese

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, nuk pret që marrëveshjet dypalëshe me Bullgarinë t’u lënë hapësirë ​​vendeve të tjera që ta bllokojnë rrugën drejt BE-së. Këtë e deklaroi në takimin me homologun e tij, Bujar Osmani. Ministri Kravinjo qëndron për vizitë në vendin tonë për të shkëmbyer mendime për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

“Çështja dypalëshe për të cilën në mënyrë intensive bisedojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria është rrumbullakosur me Konferencën Ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres kjo çështje sërish të ngrihet. Nuk shoh asnjë arsye pse të ngrihet sërish çështja e njëjtë. Besoj se kolegët dhe partnerët tanë, kur do të japin fjalë, do t’i qëndrojnë asaj”, tha Zhoао Gomes Kravinjo, shef i diplomacisë së Portugalisë.

Në pyetjen – kur do të hapet Kushtetuta, e me këtë të fillojë edhe procedura për ndryshimet kushtetuese, ministri Osmani me përgjigje:

“Ky është vendimi i Qeverisë. Në momentin kur do të bëhen vlerësimet, Qeveria duhet të dorëzojë propozim”, pohoi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Interpretimet historike nuk mund t’i klasifikojmë si gjuha e urrejtjes, pasi hapim rrugë për rreziqe të tilla. Gjuha e urrejtjes nuk ka lidhje me Komisionin Historik, thotë Osmani sa u përket marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.