Janë përgatitur certifikatat, të cilat sot në seancë solemne të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’u jepen personalisht deputetëve të zgjedhur.
Me dorëzimin e certifikatave deputetëve në përbërjen e re parlamentare do të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor.
Sipas Kushtetutës, Parlamenti i ardhshëm duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve dhe seanca konstituive e Kuvendit të ri duhet të thirret nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, më së voni deri më 4 gusht.
