Ceremonia e ndarjes së çmimeve Golden Globes do të jetë private këtë vit

TË FUNDIT

Golden Globes ka bërë të ditur se ngjarja e këtij viti do të jetë një ngjarje private dhe nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.

Përmes një postimi në ‘Twitter”, bëhet e ditur se do të ofrojmë përditësime në kohë reale për fituesit në faqen e internetit të Golden Globes dhe mediat e tyre sociale.

Kështu dy ditë më parë ishte raportuar se më 9 janar do të mbahet ”Golden Globes Awards” në Los Angeles, vendi ku çdo herë është shënuar kjo ceremoni, por organizatorët bën të ditur se nuk do të jetë si herave të tjera për shkak të Covid-19, transmeton rtv21.tv.

“Shëndeti dhe siguria mbeten një përparësi kryesore për HFPA-në. Nuk do të ketë një audiencë më 9 janar, dhe masat paraprake të mëposhtme po merren për anëtarët e përzgjedhur, dhe përfituesit që do të jenë në dhomë. Dëshmia e vaksinimit dhe vaksina përforcuese, së bashku me një test negativ PCR brenda 48 orëve, kërkohet për hyrje. Të gjithë të ftuarit do të jenë të maskuar dhe të distancuar nga shoqëria gjatë gjithë kohës gjatë qëndrimit në sallë. Nuk do të ketë tapet të kuq”, tha HFPA(The Hollywood Foreign Press Association) në një njoftim./21Media