Ndonëse është ndër fshatrat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, Çegrani i Gostivarit mbetet pa kanalizim të përfunduar. Në një pjesë të fshatit ka, por pjesa tjetër ende po pret, ndonëse në çdo cikël zgjedhor ka premtime. Banorët thonë se sa herë bie shi shtëpitë përmbyten, sidomos në pjesën e poshtme.
Ushtruesi i detyrës të kryetarit të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, thotë se kanë aplikuar në Ministrinë e ambientit jetësor dhe se në muajin prill pritet që të fillohet me punë për pjesën e mbetur.
Ndryshe, një pjesë e banorëve të Çegranit në shtëpitë e tyre kanë hapur puse për t’i derdhur ujërat e zeza.
