Lideri çeçen Ramzan Kadirov në Telegram postoi një video duke theksuar se Mariupol më në fund kishte rënë dhe se i gjithë territori ishte “pastruar nga nazistët ukrainas”.
Në video shihen ushtarët çeçenë duke qëndruar përpara një ndërtese të djegur dhe duke festuar fitoren.
Zëvendëskryeministrja ukrainase Irina Vereshçuk u ka kërkuar falje banorëve të Mariupolit për përpjekjet e pasuksesshme të evakuimit nga qyteti.
Në një postim në Telegram, ajo tha se nga pala ruse “gjithçka është shumë e ndërlikuar, kaotike, e ngadaltë dhe, natyrisht, e padrejtë”.
Autoritetet ukrainase janë përpjekur të evakuojnë njerëzit nga Mariupol gjatë konfliktit dhe përpjekjet humanitare shpesh janë ndalur për shkak të mungesës së bashkëpunimit rus, tha Ukraina.
