Çdo pesë minuta ambulancat sillnin nga një të infektuar.
Këto pamje Tv21 i regjistroi pasditen e djeshme në spitalin e Manastirit në pjesën ku qëndrojnë të infektuarit me Covid-19.
Manastiri duket se është vatra e re e të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit në këtë qytet numri i të infektuarve ishte 30 ndërsa 5 persona e humbën bejten me Covid-19.
Manastir
Të infektuar nga fillimi i pandemisë 1609
Raste aktive 576
Numri i personave të shtruar në spitalin e Manastirit 75
Numri i të vdekurve 65
Vetëm Javën e kaluar kanë vdekur 23 persona
Ndërsa afër 40 kanë vdekur brenda një muaji
Ishte e pa munduar që ekipi i Tv21 të bie në kontakt me personelin e këtij spitali sepse nuk pranuan të flasin para kamerave të Tv21 për të treguar gjendjen në të cilën ndodhen pacientet por edhe kapacitetet spitalore.
Javëve të fundit numri i të infektuarve është rritur dukshëm ndërsa me mbi 1500 të prekur janë :
Shkupi- 23069, raste aktive 9692
Kumanova – 3308, raste aktive 910
Tetova- 3372, raste aktive 960
Shtipi- 2352, raste aktive 525
Prilepi- 2471, raste aktive 997
Gostivari- 1981, raste aktive 667
Velesi-1654, raste aktive 761
Deri më tani në vendi tonë janë bërë gjithsej 306.481 teste për Covid-19.
Në mbarë shtetin të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë 52,449, raste aktive 20,035 të shëruar 30,952, ndërsa betejën me Covid 19 e kanë humbur 1462 persona.
