Çavkov: Gjatë protestës së “Monstrës”, policia nuk intervenoi edhe pse u përmbushën të gjitha kushtet

TË FUNDIT

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov ka dëshmuar në seancën gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Çavkov tha, se edhe pse është anëtarë i VMRO-DPMNE-së, asnjëherë nuk ka kryer ndonjë funksion në parti. I ka hedhur poshtë të gjitha dëshmirtë për lëndën e parë për ngjarjet e njëjta, se ai më 27 prill ka qëndruar në selinë e partisë.

Në serinë e pyetjeve nga gjykatësi Ilija Trpkov, për përgjegjësinë dhe masat e ndërmarra gjatë kohës së sulmit në Kuvend, Çavkov tha se nuk ka pasur gabime në dhënien e urdhrave, por ndoshta ka pasur lëshime të cilat kanë ndodhur në çdo protestë.

Duke sqaruar se për çfarë lëshime e ka fjalën, Çavkov tha se lëshime të tilla janë bërë edhe në protestën e fundit për “Montrsën”.

“U përmbushën të gjitha kushtet, por policia nuk intervenoi në protestën e “Monstrës”, tha Çavkov.

Shtoi se më 27 prill, nga zyra e tij në Byronë për Siguri Publike kishte dalë nga ora 14:30, pasi ka pasur obligime private, kurse gjatë pasdites ka qenë në zyrat private të tij./TV21