Casemiro do të kalojë në Manchester United

TË FUNDIT

Mesfushori i Real Madridi Casemiro shumë shpejtë do të jetë lojtar i Manchester United. Braziliani do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një sezon. Real Madridi do të marrë 60 milionë euro dhe dhjetë milionë shtesë bonuse.

Gjatë fundjavës do të plotësohen detaje si viza e punës dhe ekzaminimet mjekësore. Skuadra nga “Old Trafford” merr një përforcim të madh, me përvojë të madhe dhe cilësi të larta futbollistike.

30-vjeçari vjen nga shkolla e Sao Paulos. Ai është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, dhe kaloi një periudhë të shkurtër si huazim te Porto.