Kështu duken rrugët e Çarshisë së vjetër të Shkupit në mbrëmje pas iftarit. E gjallëruar dhe përplot rini.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit, e ka gjallëruar Çarshinë e Shkupit. Pas meje po shihen shumë të rinj të cilët po presin radhë për t’u ulur në kafiteri. Tani do t’i pyesim se çfarë atmosfere krijon dhe pse janë mbledhur pikërisht këtu në Çarshi”, raporton Fazile Halili, gazetare e TV21.
-Mirë jemi duke kaluar, mbizotëron një atmosferë e mirë në Çarshi dhe për këtë edhe po dalim, Shkupi gjithmonë ka qenë vend i mirë për Ramazan për shkak se ritualet fetare vlejnë shumë më tepër në Shkup se sa ditëve tjera, tha Zekirja Islami.
Pse e mendon këtë?
-Nuk e di, është krijuar një atmosferë e gjallë në Shkup sa i përket Ramazanit dhe besoj që po ndjehemi mirë në këtë atmosferë pozitive, tha Zekirja Islami.
Edhe ardhja e mërgimtarëve ka bërë që të ketë më shumë frekuencë në Çarshi. Bekim Ajdari i cili jeton jashtë vendit, thotë se gjatë festave gjithmonë kthehen në vendlindje.
“Për Ramazan dhe festa zakonisht jemi këtu, sepse atje nuk ka as xhami, nuk mund të shkosh në xhami, edhe për shkak të punës nuk mund të agjërojmë këtu jemi më të lirë. Unë mendoj se këtu është më mirë, atje je vetë, nuk ke shumë nuk ke, këtu me familje me shoqëri me rrethin tënd me të gjithë, kisha menduar më mirë këtu”, pohoi Bekim Ajdari.
“Ne prej në rini jemi rritur në çarshi, nonstop jemi këtu, por muajin e ramazanit ka më shumë njerëz edhe sidomos prej jashtit që kanë ardhë”, tha Nevzat Lamallari.
-A po ndjekni rituale fetare, a shkoni në xhami?
“I ndjekim, prej 12 muajve, 1 muaj të jemi më aktiv, edhe pse edhe maujve të tjerë jemi, këtë muaj jemi më aktiv”, tha Nevzat Lamallari.
Ndërsa gjatë ditës po të dalësh në mëngjes, vështirë është të takosh njeri.
“Ditën është shkretë nuk del askush, më pengon ajo që shumica e njerëzve po flejnë sikur e shfrytëzojnë ramazanin për pushim”, pohoi Ismet Ramadani.
Ndryshe kjo rrugë në Çarshinë e vjetër të Shkupit viteve të fundit eshte gjallëruar shumë, me kafiteri të cilat vazhdimisht janë të mbushura me rini.
