Carovska: VMRO e kishte në program digjitalizimin, DPMNE: Kjo tregon se Carovska po i përcjell kumtesat tona

TË FUNDIT

Digjitalizimi i librave ka disa ditë që është bërë shkas për debat në mes VMRO-DPMNE-së dhe minisres së Arsimit, Milla Carovska.
Carovska në pyetje deputetësh ia përmendi VMRO-DPMNE-së se në programin parazgjedhor edhe ata e kishin digjitalizimin e librave.

“Po dua të ju them se sot çfarë bëni, dhe kjo është programi i juaj ku keni garuar në zgjedhje dhe i keni gënjyer qytetarët sepse sot po flisni kundër digjitalizimit modernizimit për ndryshimin e sistemit arsimor, ndërsa më herët në programin e juaj. Në projektin 14 më falni dhe në projektin 15 nëse nuk gabohem është digjitalizimi platforma për mësim elektronik”, deklaroi Carovska.

Por sot partia e VMRO-DPMNE-së ka dalë me konferencë për media duke theksuar se ato asnjëherë nuk kanë thënë që janë kundër digjitalizimit, ndërsa thonë se kjo tregoi se ministrja po i ndjek kumtesat e tyre.

“Ajo si të kishte dëgjuar për së pari herë se VMRO-DPMNE në programin parazgjedhor ka pasur edhe digjitalizimin në sistemin arsimor.
Kjo nuk është e saktë, në deklaratën e ministres është e qartë se shërbimet e saja por edhe ajo intenzivisht i përcjellin kumtesat tona”; tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE-ja.

Sindikata e pavarur e Arsimit dje thanë se në këto reforma do të mund të përfshihen vetëm nëse preken të drejtat e punëtorëve në arsim dhe eventualisht nëse shfaqen probleme në procesin e trajnimit të mësimdhënësve si dhe në sigurimin e pajisjeve teknologjike.