Carovska në takim të parë me rektorët e universiteteve: Bashkërisht do të krijojmë arsim të lartë cilësor

TË FUNDIT

Investimet kapitale në institucionet e arsimit të lartë, zhvillimin e shkencës dhe kuadrit shkencor ishin temat e bisedës sot në takimin e parë të ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska me rektorët e universiteteve në shtet.

Carovska theksoi se MASH-i do ta vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me universitetet, por edhe se do ta respektojë autonominë dhe mendimin e ekspertëve të komunitetit akademik në miratimin e të gjitha politikave dhe reformave të rëndësishme.

Është konkluduar dhe se nevojitet analizë e plotë e cila do të ndihmojë në krijimin e politikave për përmirësimin dhe avancimin e funksionimit të universiteteve dhe veprimtarisë shkencore në shtet.

Në takim është biseduar edhe për fillimin e vitit akademik në kushte të Kovid-19, me ç’rast rektorët informuan se një pjesë e universiteteve i kanë përfunduar, ndërsa një pjesë ende i bëjnë anketat e studentëve për mënyrën e realizimit të mësimit.