Carovska në takim të COST: Vendosim mënyrë krejtësisht të re të mbështetjes financiare për shkencën dhe hulumtimet

TË FUNDIT

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takimin-onlajn me Ronald de Bruin drejtor i Organizatës për Bashkëpunim Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST), e theksoi përpjekjen e Qeverisë për ndryshim thelbësor të trajtimit të shkencës dhe rritjen e nivelit të investimit publik në veprimtarinë shkencoro-hulumtuese, bëri të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Pas shumë vitesh margjinalizim të shkencës në Maqedoninë e Veriut dhe në kushte të pandemisë e adresuam nevojën për financim planor të projekteve hulumtuese kombëtare. Pandemia konfirmoi se roli i shkencës dhe teknologjisë në zgjidhjen e sfidave të jetesës bashkëkohore është thelbësore dhe për këtë buxheti për shkencë duhet vazhdimisht të rritet”, tha Carovska.

Nevojiten investime të mëdha në shkencë, sepse kjo është baza e zhvillimit dhe progresit të përgjithshëm të shoqërisë. Për këtë qëllim MASH-i bri të ditur se vendos tre mënyra të reja të financimit. Granti është në dispozicion prej sivjet përmes vauçerëve inovativ të FIZHT.  Nga viti i ardhshëm vendoset mbështetja për programet hulumtuese kombëtare, ndërsa pritjet janë 2022 të vendoset financim programor që do zbatohet në vazhdimësi dhe do të parashikohet me Ligj krejtësisht  të ri për veprimtari për veprimtari shkencoro-hulumtues.

Republika e Maqedonisë së Veriut bashkëpunon me rrjetin evropian të shkencëtarëve përmes organizatës COST, e cila siguron mbështetje për aktivitete për rrjetizim dhe i koordinon  hulumtimet e financuara kombëtarisht.

“Pas takimit, mbi 60 nxënës kryesisht nga institucionet akademike, kanë marrë pjesë në info ditën  virtuale COST për Maqedoninë e Veriut, ku është diskutuar për mundësitë në programin COST të vendeve anëtare”, thekson MASH-i.

Vendi ynë është anëtare në COST që nga viti 2002. COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) është programi më i vjetër dhe më i madh rrjetizim në shkencë në Evropë, e themeluar në vitin 1971 me seli në Bruksel. COST ka buxhet vjetor prej rreth 45 milionë euro dhe në këtë program, krahas anëtareve të BE-së, marrin pjesë edhe vendet e Evropës të cilat nuk janë anëtare të BE-së (Zvicra, Norvegjia, Islanda, Moldavia dhe Turqia), si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia).