Carovska: Matura është e rëndësishme për zhvillimin e të rinjve, mundësojmë dhënie të provimeve me sukses dhe të sigurt

TË FUNDIT

Përgatitjet për maturën shtetërore në vitin shkollor 2020/2021 janë në rrjedhë, ndërsa dhënia e provimeve përfundimtare do të mbahet në afatin e paraparë, në qershor të vitit të ardhshëm, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska gjatë vizitës së sotme të punës në gjimnazin “Taki Daskalo” në Manastir, informojnë nga kabineti i saj.

“Dëshiroj t’i inkurajoj nxënësit deri në fund të muajit nëntor të zgjedhin detyrë projektuese në pjesën e maturës e cila do të ndodhë këtë vit dhe gjithashtu, deri në fund të muajit të ardhshëm, të zgjedhin lëndë që do të dëshirojnë t’i japin provimet për maturë. Ne duam që pandemia të shkaktojë ngecje në zhvillimin e nxënësve tanë që janë e ardhmëria jonë. Mu për këtë, në pajtim me afatet ligjore, matura do të kryhet gjatë vitit të ardhshëm “, theksoi ministrja Carovska.

Maturë ka në të gjitha vendet e rajonit dhe në të gjitha vendet evropiane dhe këto provime përfundimtare edhe pranë pandemisë, u mbajtën vitin e kaluar.

“Këtë vit do të duhet të ndodhë edhe në vendin tonë për shkak se nuk duam të jemi përjashtim sipas praktikave negative të caktuara. Mu për këtë matura është me të vërtetë e rëndësishme për vërtetimin e njohurive, por gjithashtu edhe për zhvillimin e mëtejshëm të qytetarëve tanë të rinj nga të cilët presim që më tej ta udhëheqin vendin dhe ta udhëheqin zhvillimin ekonomik, deklaroi ministrja Carovska.

MASH-i në bashkëpunim me nxënës të shkollave të mesme, me shkollat, me mësimdhënësit dhe natyrisht me autoritetet shëndetësore do të sigurojë dhënien e provimeve të maturës me sukses dhe të sigurt.

Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska deklaroi se edhe në
rrethana kaq të vështira procesi mësimor realizohet me sukses, ndërsa numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të sëmurë është i vogël. Kryetarja e Komunës deklaroi se këtyre ditëve shkollat fituan transferim prej 330 mijë euro për intervenimet infrastrukturore dhe për përmirësimin e mjeteve të konkretizuara.