Capital T publikoi projektin “Rrushe”

TË FUNDIT

Rep-artisti i njohur kosovar, Capital T sot publikoi projektin e radhës.

“Rrushe” titullohet kënga e re e reperit, e cila u publikua me videoklip, shkruan tv21.tv

“Premiere: #RRUSHE • spo shkruj ma shume le t’fol vet kanga ENJOY / linku ne bio…”, shkroi artisti krahas postimit në instagram.

Artisti ka bërë të ditur se projekti “Rrushe” do ta paraqesë situatën dhe të ardhmen e Kosovës në mënyrën se si e sheh vetë këngëtari. ”KOSOVE t’du qyshdo qe je edhe skom me hjek dore prej teje kurr po me daten 5 maj kom vendose me fol pak realitet per krejt cka ka ndodh e qysh e shoh une situaten e te ardhmen me ty”, ka shkruar reperi në instagram.

Ndryshe, pas këtij projekti do të pasojë seriali me po të njëjtin emër “Rrushe”, i cili do të fillojë transmetimin më 9 maj./21Media