Caktim telefonik i vizitave në Burgun e Shkupit

TË FUNDIT

Qytetarët të cilët dëshirojnë të caktojnë vizitë në Burgun Shkup prej tani këtë do të mund ta bëjnë në telefon me thirrje në numrin 02/3115706, informojnë sot nga Gjykatat Themelore Shkupi 1- Shkup.

Ata duhet t’i lënë të dhënat e tyre, si dhe të dhënat për personin të cilin dëshirojnë ta vizitojnë, nëse i përmbushin kushtet për vizitë, nëpunësi gjyqësor do t’i kontaktojë për ditën e saktë dhe kohën kur mund ta realizojnë vizitën.

Burgu, siç theksohet në kumtesë, do të lidhet me rrejt me gjykatën dhe kështu do të marrin evidencë përkatëse për atë cili qytetar, ditën konkrete, ka leje për vizitë ndërsa burgu do të dërgojë evidencën kthyese për atë se sa nga vizitat janë realizuar.

Obligim i qytetarëve do të jetë me vete të mbajnë letërnjoftim apo dokument tjetër për identifikim personal.

Vetëm qytetarët të cilët për herë të parë parashtrojnë kërkesë për vizitë do të obligohen të vijnë deri në gjykatë dhe t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e nevojshme që të konfirmohet në çfarë lidhje janë me personin e arrestuar.

“Me këtë sistem në mënyrë të konsiderueshme do të shkurtohet koha e cila është e nevojshme për këto leje, ndërsa qytetarët nuk do të kenë nevojë për çdo vitit të vijnë deri në gjykatë dhe të parashtrojnë kërkesë të re. Njëherit, vizita mund të caktohen çdo dit pune me këtë do të fitohet shfrytëzimi optimal i kohës dhe hapësirës në burgun Shkup i cili në bazë ditore është në dispozicion të gjykatës për vizita”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Caktimi telefonik i vizitave në Burgun Shkupi është një nga projektet i cili realizohet me iniciativë dhe me mjete personale të Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup, ndërsa në bashkëpunim me institucionet e tjera.