Qytetarët e Çairit kanë nevojë për shtigje çiklistësh dhe jo për sensibilizim për përdorimin e biçikletave. Bekim Laçi çiklisti nga komuna e Çairit thotë se prioritet i autoriteteve locale duhet të jetë sigurimi i shtigjeve të cilat janë edhe siguri dhe u japin motiv qytetarëve t’i përdorin biçikletat.
“Nuk kemi nevojë për sensibilizim kemi nevojë për korsi të biçikletave sepse biçikleta është përdorur nga kur unë e mbaj mend. Mirëpo ka shumë njerëz të cilët hezitojnë ta përdorin biçikletën nga shkaku i mungesës së korsive të biçikletave të cilat janë edhe siguri për to”, u shpreh Bekim Laçi, çiklist.
Laçi thotë se për shkak të mungesës së korsive shumë çiklistë janë lënduar po edhe kanë humbur jetën. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se shërbimet komunale janë duke punuar që deri në fund të vitit të shtrohen tre kilometra korsi për biçikleta.
“Me marrjen e mandatit tim diku afër dy kilometra kam siguruar korsi për biçikleta në territorin e Çairit. Këtë vit kemi planifikuar edhe tre kilometra të tjera për të cilat shërbimet janë duke i bërë projektet për t’i realizuar dhe besoj që në fund të vitit do t’i regullojmë edhe ato tre kilometra”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Kurse ambasadori i Holadnës, Uoter Plomp, tha se shtigjet për çiklizëm qytetarëve do ju mundësojë ajër më të pastër, qytet më të bukur dhe frymëmarje të lirë. E pohoi se për të ardhur nga Debarmallo deri në parkun e Çairit i janë nevojitur vetëm 20 minuta.
“Për fatin tonë të mirë gjatë ardhjes nga Debar Malla drejt Çairit, nuk kishte shum trafik dhe kemi ardhur nga rruga kryesore. Megjithatë, problem për tu theksuar janë veturat e keqparkuara. AShtu që, aq sa janë të rëndësishme shtigjet për çiklist, e rëndësishme është edhe parikimi dhe diciplina në trafik”, deklaroi Uoter Plomp, Ambasador i Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Çairit dhe ambasadori holandez, Uoter Plomp, të shoqëruar nga disa çiklistë, bënë një maratonë 15 minutëshe rreth Çairit. Sipas tyre qytetarët duhet të kuptojnë se biçikleta është mjet i rëndësishëm i transportit nga e cila qytetarët kanë shumë benifite, si në kohë edhe në shëndet.
Përgatiti: Mevludin Imeri
