Bytyqi-Zadorozhnjuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina kanë marrëdhënie miqësore dhe qëllime të përbashkëta strategjike

Must Read

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen...

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të...
- Advertisement -

Shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës vitin e kaluar është rritur dukshëm, ndërsa pritjet janë se edhe këtë vit do të ketë bilanc të ngjashëm tregtar, kanë vlerësuar në takimin e sotëm zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ambasadorja ukrainase Natalia Zadorozhnjuk.

Të dy bashkëbiseduesit ishin pajtuar se të dyja vendet kanë marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore, ndërsa i lidhin edhe përcaktimet e përbashkëta strategjike në lidhje me realizimet e integrimeve euroatlantike.

- Advertisement -

Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i zëvendëskryeministrit, është folur edhe për potencialin për zhvillim të shkëmbimit tregtar të prodhimtarisë bujqësore, ndërtimtarisë, projektet për përmirësim të mjedisit jetësor, por edhe për rritje të vëllimit të shkëmbimit tregtar për produkte me vlerë më të lartë të shtuar, veçanërisht në industrinë automobilistike.

“Me Qeverinë e re vjen edhe impuls i ri pozitiv për bashkëpunim me vendet partnere”,ka theksuar Bytyqi, duke shtuar se ka shumë sektorë në të cilët mund të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që të vazhdojnë me komunikim intensiv, ndërsa të gjitha temat e rëndësishme në lidhje me ekonominë të diskutohen në hollësi në mbledhjet e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar dhe Komitetit të Përzier për Zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë,  prej ku do të dilnin edhe propozime konkrete për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik.

- Advertisement -

Haradinaj: Ende nuk e kemi shpëtuar Ujmanin, duhet të bëjmë kujdes me fizibilitetin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sonte ka paralajmëruar se Kosova nuk guxon të heqë dorë nga interesat e saja në dialogun me...

Itali, stadiumet do të hapen gradualisht nga 8 tetori

Ministri italian i sportit Vincenzo Spadafora ka treguar se stadiumet në Itali do të fillojnë të hapen gradualisht nga data 8 tetor....

Makron: Rusia të japë shpjegim për helmimin e Navalnit, ekzistojnë linja të kuqe për armë kimike

Presidenti francez Emanuel Makron sot kërkoi nga Rusia urgjentisht ta shpjegojë rastin me helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalni dhe theksoi...

Arturo Vidal: Me Interin dua të fitoj shumë gjëra

Tashmë ish-mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal ka folur për herë të parë si lojtar i Interit, duke e falënderuar klubin zi-kaltër për...

“Mbetemi në qëndrimin se prindërit duhet të kthehen në punë” – tha Shahpaska

"Me krijimin e kushteve për akomodimin e fëmijëve në institucionet parashkollore – kopshte dhe qendra ditore për zhvillim të hershëm të fëmijës,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -