Bytyqi-Tiganj: Kroacia është lidhja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të punohet në politika të përbashkëta për konkurrencë më të madhe

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Edhe në kushte të krizës botërore ekonomike, të shkaktuar nga koronavirusi, këmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në nëntë muajt e parë të vitit 2020, shënoi rritje prej 12,8 për qind lidhur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa është evidentuar edhe rritja e eksportit për rreth nëntë për qind, konstatuan në takimin e sotëm zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ambasadorja kroate, Nives Tiganj.

Sipas Bytyqi dhe Tiganj, Kroacia është linku midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Duhet të punohen në politika të përbashkëta që të avancohet konkurrenca e rajonit.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, për mbështetjen e Kroacisë në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe aktivitetet për rritjen e këmbimit tregtar dhe këmbimin midis kompanive.

Ambasadorja Tiganj theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kroacia janë vende mike, të cilat nuk kanë çështje të hapura dhe se vendi ynë ka mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave, zbatimin e reformave dhe anëtarësimin e plotë në BE.

“Republika e Kroacisë është një lloj lidhje midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përvojën të cilën e posedon për aderim është e gatshme ta ndajë me vetëmohim me Maqedoninë e Veriut”, tha Tiganj.

Në takimi u bisedua edhe për Planin 10-vjeçar të zhvillimit kombëtar të Republikës së Kroacisë (2020-2030), në çka zëvendëskryeministri Bytyqi u lidh dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore gjithashtu punon në krijimin e Planit kombëtar të zhvillimit afatgjatë. Ky plan, informoi zëvendëskryeministri, në të cilin do të definohen drejtimet kryesore në të cilat do të lëvizë ekonomia e Republikës së Maqedonisë Veriore, do të sigurojë zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe të gjithë aktorët do të përfshihen në krijimin e tij: dhomat e tregtisë, sindikatat , shoqëria civile, por edhe partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja Tiganj shfaqën shpresën se bashkëpunimi ekonomik midis vendeve do të ketë tendencë të rritjes, me këtë rast duke rënë dakord që do të vazhdojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin për ta avancuar bashkëpunimin më tutje.

TË NGJAJSHME