Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi pret që inflacioni deri në fund të vitit të jetë 11,6 për qind, ndërkaq vetëm në muajin shtator inflacioni shënoi rritje rreth 18.6 %. Sipas tij inflacioni nuk është shkaktuar vetëm nga rritja e çmimit të produkteve bazë ushqimore, ndërsa do të ketë edhe analiza për shkaqet e rritjes së inflacionit. Bytyqi informoi se Qeveria ka biseduar që të ndërhyjë me qëllim që ta ndërpresë rritjen e çmimeve, ndërsa një nga masat e mundshme është që të gjitha kapacitetet prodhuese, veçanërisht nga industria ushqimore, të hyjnë në tregun e rregulluar me çmim më të ulët të energjisë elektrike.
“Ai nuk është motivuar vetëm nga produktet ushqimore dhe rritja e çmimeve, por edhe nga variabla të tjerë. Mesatarja që parashikojmë deri në fund të vitit është se inflacioni do të jetë rreth 11,6 për qind. Dje në Qeveri diskutuam për disa masa ndoshta jokonvencionale apo jopraktike dhe kështu mund ta thyejmë përfundimisht këtë zinxhir të rritjes së çmimeve përmes ndërhyrjeve. Një nga masat që pritet të japim është që të gjitha objektet prodhuese, veçanërisht në sektorin ushqimor, të hyjnë në tregun e rregulluar me çmim më të ulët të energjisë elektrike, në mënyrë që energjia elektrike të mos ndikojë në rritje të mëtejshme.”- deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvëndëskryeministër për Çështje Ekonomike.
