Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se, do të ketë mbështetje financiare për paga për kompanitë e goditura nga kriza e koronës.
“Numri i të punësuarve të cilët janë mbështetur me paga është ulur nga muaji në muaj dhe në muajin dhjetor, kur ishte muaji i gjashtë i subvencionimit në ekonomi, ka rënë në 60 mijë punëtorë të cilët në një farë mënyre kanë qenë të mbështetur me masën mbështetje financiare të pagave”, tha Bytyqi.
Ai theksoi se mbështetje financiare për paga do të ketë, sepse për Qeverinë është i rëndësishëm çdo vend pune. Por, në vend ka rreth 180.000 llogari të bllokuara.
“Ato janë më së paku 180 mijë familje të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë normale dhe të paktën ky numër do të përfshihet”, theksoi ai.
