Bytyqi optimist: Korridori 8 dhe 10D do të ndërtohen për katër vjet, pjesa perëndimore e gjitha në autostradë

TË FUNDIT

Sot është ditë historike, është nënshkruar marrëveshja për projektin për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. I njëjti do të vlejë 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 km autostradë, ndërkaq afati është deri në vitin 2027.

Për këtë, në emisionin “10 Minuta” në TV21 foli zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

I pyetur se a do të arrijë të ndërtohen për katër vjet 110 km autostradë, Bytyqi me përgjigje:

“Unë jo vetëm që jam optimist, por jam i bindur se ajo çfarë nënshkruhet sot, do të realizohet në periudhën kohore të caktuar dhe se gjatë fillimit të vitit 2028, do të udhëtojmë në të gjitha drejtimet që janë caktuar, dhe ai është i gjithë Korridori 8 me autostradë, Korridori 10D. Vetëm për t’ua kujtuar, Prilep – Manastir është autostradë, një autostradë moderne. Kjo nënkupton që Shkupi dhe pjesa perëndimore do të jetë gjithë autostradë”, tha Bytyqi.