Bytyqi dhe Nuredini në Dubai, do të udhëheqin delegacionin qeveritar të RMV-së në “Expo”

TË FUNDIT

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, prej sot do të qëndrojnë për vizitë në Dubai, ku do të mbahet panairi globale “Expo”.

Në përbërje të delegacionit, mes tjerash është edhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Niredini.

Ceremonia zyrtare dhe shënimi i ditës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në panair fillon në ora 13, gjegjësisht 16 sipas orës lokale.

Nesër do të mbahet biznes konferenca, në të cilën do të drejtohen zëvendëskryeministri Bytyqi, ministri i Mjedisit Jetësor, Nuredini, drejtori i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, Festim Halili, drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit, Lupço Janoevski dhe përfaqësues të katër odave.

Në kuadër të vizitës në Dubai, siç informon pres-shërbimi qeveritar, delegacioni do të mbajë takime edhe me përfaqësues të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, odave dhe kompanive.