Tashmë janë shpenzuar 7,4 miliardë ose gati 43 për qind nga deficiti i planifikuar për këtë vit në vlerë prej rreth 16 miliardë denarë, por mjetet e shpenzuara janë adekuate me përgjigjen ndaj krizës së shkaktuar nga virusi korona, vlerësoi sot këshilltari i kryeministrit Fatmir Bytyqi.
“Kjo është për gati 25 për qind më shumë se deficiti i shpenzuar në këtë periudhë të vitit të kaluar. Vitin e kaluar në tremujorin e njëjtë kishim 18 për qind të shpenzuar deficitin ose 3,2 miliardë denarë që domethënë se në këtë tremujor të këtij viti janë shpenzuar 4,2 miliardë denarë më shumë. Por, në mars kur Maqedonia ishte kapluar nga kriza me virusin korona ana e të ardhurave të Buxhetit ishte ulur për 1,9 miliardë denarë dhe kishte për rreth pesë për qind më pak të ardhura nga ato të planifikuarat për të gjithë tremujorin”, tha Bytyqi duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për media në Qeveria.
Këto, siç precizon, janë shpenzime të planifikuara të anës tjetër dhe për këtë, tha, është përdoruar në mënyrë adekuate për plotësimin e vrimës në anën e të ardhurave.
“Në mënyrë shtesë në tremujorin e parë të këtij viti kemi për 400 milionë denarë më shumë investime të realizuara kapitale përkundër tremujorit të parë të vitit 2019, gjegjësisht kemi 8,5 për qind realizim të investimeve kapitale ose 2,3 për qind më shumë se tremujori i parë i vitit të kaluar. Krahas kësaj. kemi për 800 milionë denarë më shumë subvencione të paguara nga viti i kaluar”, theksoi Bytyqi.
Tha se nuk është mirë që të bëhet krahasim i dy tremujorëve nga dy vite të ndryshme, të cilat, siç tha, janë të pakrahasueshme.
“Me të gjitha ndryshimet ligjore të bëra vitin e kaluar, në fillim të vitit të gjitha shpenzimet e krijuara në Buxhet janë detyrim ligjor i Qeverisë për t’u realizuar. Në tremujorin e parë të vitit 2020, kemi rritje të pagave në arsim, ushtri, polici dhe shëndetësi. Imagjinoni se cili do të ishte reagimi nëse do të kishte të njëjtat paga në këta sektorë si vitin e kaluar kur barra më e madhe e pandemisë bie mbi këta katër sektorë. Krahas kësaj, kemi rritur pensionet dhe detyrat sociale dhe për këtë arsye them që këto tremujorë janë të pakrahasueshëm dhe se deficiti buxhetor i bërë gjatë kësaj periudhe është i përshtatshëm për përgjigjen ndaj krizës dhe do të vazhdojë të përdoret si duhet për të minimizuar barrën e krizës për qytetarët” potencoi Bytyqi./MIA
