Bytyqi: Autostrada Ohër-Kërçovë duhet të jetë gati brenda vitit 2024, nëse jo, do të ketë sanksione të rënda

TË FUNDIT


Gjatë paraqitjes së sotme të zëvendëskryeministrit të Ekonomisë, Fatmir Bytyqit në “Click Plus” në TV21, u fol edhe për autostradën Kërçovë – Ohër dhe përfundimin e saj të plotë, që ka filluar prej vitit 2014.

Ai bëri të ditur se nëse autostrada nuk është gati deri më 31 dhjetor 2024, do të ketë sanksione të rënda dhe pasoja për fajtorët, pra nëse do të jenë institucionet apo kontraktorët për të cilët do të përcaktohet më tej.