Byronë Kombëtare të Hetimeve të Shqipërisë do ta drejtojë një grua

TË FUNDIT

Byronë Kombëtare shqiptare të Hetimeve (BKH) do ta drejtojë një grua.

Prokuroria Speciale Publike (SPAK) sot për këtë funksion e propozoi Aida Hajnajn, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e policisë së shtetit.

SPAK në tetë muajt e kaluar kreu verifikimin e të gjithë kandidatëve të paraqitur dhe në këtë përzgjedhje të ngushtë mbetën katër në mesin e cilën e të cilëve edhe Hajnaj. Propozimin e SPAK duhet ta konfirmojë Këshilli i lartë për drejtësi.

Byroja Kombëtare Hetuese është institucioni i vetëm për reforma në sistemin juridik shqiptar që nuk është formuar akoma.

Pas emërimit të drejtorit të BKH, SPAK do ta fillojë procesin për zgjedhjen e 60 agjentëve të kësaj strukture e cila është identike me FBI-në amerikane. Për shkak të kësaj udhëheqësia dhe agjentët e BKH-së do të jenë në trajnim tre muaj në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Reagimi i parë për propozimin që Hajnaj të jetë njeriu i parë i FBI-së shqiptare erdhi prej ambasadores amerikane Juri Kim.

“Edhe një hap përpara në rrugën për përmbylljen e reformës zgjedhore, propozimi për njeriun e parë të BKH të jetë Aida Hajnaj. Hapi i radhës: trajnimi në FB me nëpunësit më të mirë amerikan për zbatimin e ligjit. Gur gur bëhet mur”, shkroi ambasadorja Kim në Tuiter.