Tradita vazhdoi, por për shkak të pandemisë, me masa të reja. Me qerre dhe degë dushku, kumbari i këtij viti, mjeku Panovski arriti para kishës katedrale në Shkup.
“Na duhet edhe pak durim që ta mos prishim punën tani në fund. Kemi vit më të bukur dhe vitin e ardhshëm të mblidhemi ashtu siç duhet për Natën e Buzmit”, tha Nikolla Panovski.
Qytetarët që i anketuam, sipas besimit, thonë – kudo që të jesh, për Natën e Buzmit në shtëpi të jesh.
“Mrekullueshme. Do të vijnë fëmijët e mi. Monedhë, sarma, fasule etj..”.
“Të gjithë zakonet për Buzmin i bëjmë. Vijmë në kishën katedrale, këtu do të takohemi me shokët tanë. Presim që të shoqërohemi bukur, sot edhe nesër në tryezën e Krishtlindjes me të afërmit tanë”.
“Këtë vit e porosita bukën me monedhë. Mbaj zi, këtë vit do të jem e vetëm, para gjashtë muajve më ka vdekur bashkëshorti im”.
Pendimi dhe përmirësimi janë ilaçi më i mirë kundër të gjitha sëmundjeve të trupit dhe shpirtit, këshillon në urimin e tij kryepeshkopi i Kishës ortodokse maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, z.z. Stefan.
“Gjendja të cilën po e përjeton e gjithë bota me pandeminë, na ka dëshmuar se sa i pafuqishëm është njeriu pavarësisht vetëbesimit, arritjeve dhe njohurive të tij, por pandemia më e tmerrshme e së sotmes është se njerëzit kanë harruar ta duan Zotin dhe t’i duan njerëzit”, tha kryepeshkopi i KOM Z.Z.Stefan.
Por, disa qytetarë festuan mbrëmë, gjë që e detyroi Ministrinë e Brendshme të reagojë. Dhjetëra njerëz nga Ormani i Shkupi, ishin arrestuar. MPB-ja u bën apel qytetarëve të mos organizojnë tubime, gjegjësisht t’i respektojnë masat për ballafaqim me koronavirus.
Në pjesën jug-perëndimore të vendit, zjarret shuheshin edhe me ndihmë të njësive të zjarrfikësve.
Sivjet munguan procesionet tradicionale për Buzmin, por nga Kisha Ortodokse Maqedonase bëjnë me dije se janë anuluar edhe të gjitha tubimet masive që duhej të mbaheshin në periudhën që vijon.
