Projeksionet për arkën shtetërore për vitin 2021 morën epilog. Pas disa ditëve përplasje në Kuvend, pa opozitën dhe me shumicë të siguruar nw momentet e fundit u miratua Buxheti për vitin 2021. Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM, e kishte patjetër nga foltorja publikisht të thërras tre deputet që të sigurohet shumica e nevojshme.
“Kjo është provë kundër shtetit, kundër popullit dhe sjellje destruktive e opozitës. Kur e them këtë, mendoj në VMRO-DPMNE, të Majtën, Aleancën për shqiptarët dhe Alternativën.” – deklaroi Jovan Mitrevski nga LSDM.
Opozita disa herë paraprakisht reagoi se ky është buxheti i dytë më i madh në historinë e Maqedonisë, duke vlerësuar se te pushteti ekziston optimizëm joreal.
“Ka optimizëm të madh nga ana e të ardhurave për të cilin mendoj se është joreal dhe që do ta sjell Qeverinë në gjendje mjaftë të papërshtatshme, që është të bëjë rebalanc edhe në anën e të ardhurave edhe në anën e shpenzimeve.” – tha Aleksandër Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Mund të kritikoni sa të doni, por faktet tregojnë se tre vitet e kaluara madje edhe në kushte pandemie ne u ballafaquam mirë, mbrohej pushteti. Derisa partitë disa herë ishin në relacion ping-pong në lidhje me miratimin e Buxhetit, ekspertët nuk harrojnë dhe thonë se kur miratohet buxheti, çdo herë përsëriten të njëjtat kualifikime në relacion opozita – pushtet. Ata që kanë qenë në pushtet, gjithmonë kanë pohuar se buxheti është zhvillimor dhe real ndërsa opozita gjithmonë ka pohuar se buxheti është joreal dhe jo zhvillimor, tha ish – ministri i financave Petar Goshev.
“Te ne është problemi. Pushteti asnjëherë nuk bisedon me opozitën për mënyrën në të cilën do të shpërndahen mjetet, për atë se cila është mënyra më efikase, dhe kjo është mungesë e kulturës sonë politike. Ky buxhet është i imponuar në nivel të financave publike që u shkaktua me akumulim të gabimeve të shumta subjektive në të kaluarën si dhe nga shoku shtesë që e shkaktoi kriza shëndetësore.” – deklaroi Petar Goshev, Ish – ministër i Financave.
Ministri i tanishëm i financave, Fatmir Besimi, në fjalimin përfundimtar para deputetëve, pohonte se Buxheti me vlerë prej mbi 4 miliardë euro sillet në periudhë krize, e cila nuk ndjehet vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Ky është buxheti i parë me afat të mesëm që sillet në vend dhe do të jetë i orientuar drejt rikuperimit nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19 dhe veprime për rritje ekonomike të përshpejtuar në periudhën e ardhshme, theksoi Besimi.
