Buxheti i BE-së për vitin 2022 është rritur për 480 milion euro

TË FUNDIT

Parlamenti Evropian me 550 vota “pro”, 77 “kundër” dhe 62 “të përmbajtur” e miratoi buxhetin e përgjithshëm të Bashkimit Evropian për vitin 2022. Si prioritete të buxhetit janë përmendur tejkalimi i krizës klimatike dhe shëndetësore dhe masat për të rinjtë.

“Ndërmorëm disa obligime për rregullim të buxhetit për mbështetje të ekonomisë, rajoneve dhe qytetarëve. Qëllimi ishte i qartë,  na nevojitet buxhet i fuqishëm  për rimëkëmbje gjatë vitit të parë, kur të kemi mjete plotësuese nga programi për rikonstruim”, theksoi raportuesi i PE-së, Karlo Resler (HDZ, EPP).

Për programet shëndetësore, hulumtimet, lufta kundër ndryshimeve klimatike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, eurodeputetët arritën të sigurojnë 479,1 milion euro më shumë si mbështetje nga propozimi i KE-së. Janë dakorduar obligimet prej 169,5 miliard euro dhe pagesa prej 170,6 miliard euro.

Krahasuar me propozimin e KE-së nga korriku buxheti është rritur për 480 milion euro.

Komisari evropian për buxhet dhe resurse njerëzore Johanes Han marrëveshjen e arritur ndërmjet Këshillit dhe Parlamentit për buxhetin e vlerësoi si një gjest evropian.

“Për herë të parë kemi më shumë mjete për pagesë se sa për detyrime”, theksoi Han.

Derisa ministrja sllovene e Punëve të Jashtme Anzhe Logar në emër të Këshillit të BE-së citoi se “rrjedha pozitive e negociatave tregon që institucionet  bashkëpunojnë mirë në përgjigjen me brengat bashkëkohore”.

Rritje prej 50 milion euro është arritur për programin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aksioneve klimatike. Henrik Han, në emër të klubit të të Gjelbërve/ESS, si prioritete i përmendi ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

“Mjetet që i investojmë do të tregojnë sa jemi serioz për planin e gjelbër dhe Marrëveshjen parisiene”, theksoi Henrik Han.

Kryetari i Komisionit Kuvendor për Buxhet, Van Overtuelt bëri thirrje në solidaritet më të madh në përforcimin e kufijve të jashtëm, sepse, siç citoi, ato vende i japin sakrificat më të mëdha për mbrojtje të BE-së.

“Buxheti për vitin 2022 parashikon shpenzime të rritura për policinë kufitare dhe për zbulim të krizës emigruese në kufirin me Bjellorusinë, ku regjimi brutalisht i shfrytëzon  emigrantët”, citoi Overtuelt.

Socialdemokrati Viktor Negresku theksoi se buxheti është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës financiare shumëvjeçare.

“Klubi ynë mbështet 211 milion euro për solidaritet dhe të drejta sociale, 30 milion euro plotësuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe rreth 90 milion për shëndetësinë”, potencon Negresku.

MARKETING I PAGUAR POLITIK