Buxheti i komunës së Tetovës me 16 vota pro dhe 15 të abstenuara votoi buxhetin për vitin 2023 prej 23 milionë e 300 mijë euro. Sipas kryesuesit të këshillit ky buxhet ka rritur investimet, sidomos asfaltimin e rrugëve dhe ka ulur harxhimet për rrugë edhe udhëtime.
https://www.youtube.com/watch?v=bI3yP9T7TLA
“Si rrugë të rëndësishme që kemi vendosur që unë do t’i ceki janë bulevardi Bllagoja Toska, nga Kazerma me gjatësi 450 metra, ku do të bëhen intervenime të rëndësishme trotuare me një vlerë prej 19 milionë denarë. Do të bëhet për tre vite dhe është paraparë në buxhet. Bulevardi V.S Bato prej te Fushtasna në gjatësi prej 650 metër. Në të gjithë fazat nën tokësore, mbi tokësore do të vendoset ndriçim publik që kushton 67 milionë denarë. Qarkorja prej në Lisec deri tek Kodra Diellit, pjesë ndërtimore me gjatësi 740 metra ku do të parashihen, vlera 30 milionë e 600 mijë denarë , ku do të nis procedura edhe hapja e asaj rruge.”- deklaroi Besar Durmishi – Kryetar I Këshillit Komunal.
Por këshilltarët e BDI-së opozitare thonë se se komuna e Tetovës me këtë buxhet ka paraparë 1 milionë euro për punësime që komuna i ka manipuluar në forma të ndryshme .
“Këtë buxhet ne e vlerësojmë si një buxhet për përmbushjen e nevojave të militantëve partiak të Lëvizjes Besa pasi që siç e keni parë edhe ju, në këtë buxhet 500 mijë euro janë paraparë për punësime të reja me kontratë në vepër, me 500 mijë euro të tjera që janë ndarë në zëra të tjera buxhetorë, që kryetari i komunës ka të drejtë t’i jap për punësime të reja të militantëve partiak që do të thotë bëhet fjalë për 1 milion euro të ndara për punësime partiake.”- tha Liridon Disha – Këshilltar i BDI-së.
Nga VMRO që është në koalicion me lëvizjen Besa thonë se ata në këtë buxhet kanë paraparë investime nga program i tyre parazgjedhor. Ndërsa Alternativa opozitare thotë se kjo shumicë nuk ka marr parasysh kërkesat e tyre në interes të qytetarëve.
“U pranuan edhe propozimet tona si festimi i Batanikut në qendrën e Tetovës, rregullimi i këndeve të lodrave në Hajduçko Muhallo dhe bllok 70 si dhe zgjedhja e çështjes ujit në fshatin Saraqin dhe fshatin Falisht.”- pohoi Angel Karapetrov- VMRO DPMNE.
“Të tre propozimet e mija nuk u pranuan për propozimin e parë kryetari tha se nuk ka projekt konkrete edhe mund të parashihet në rebalancin e parë të buxhetit.”- tha Faton Selami – Aletarnativa.
Sipas kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami, buxheti i vitit 2022 është realizuar mbi 90 %, por akoma janë duke u proceduar të dhënat e sakta për realizmin e të njëjtit.
