Shpërndarja e administratorëve ka filluar nëpër institucione. Por emrat e 137 administratorëve të rishpërndarë në MPB ende po qëndrojnë në Agjencinë për Siguri Kombëtare për të kontrolluar pastërtinë e figurës së tyre.
“Emrat e 137 administratorëve të rishpërndarë në MPB ende janë në ASK për të kontrolluar pastërtinë e figurës së tyre. Pritet përgjigje. Afat konkret për përfundimin e procesit nuk është dhënë, por nga MPB është kërkuar që të jenë me prioritet në procesin e kontrollit”, tha për TV21 Nazim Bushi – zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
