Bushati: SHBA-të avokate e Ballkanit në rrugën për në NATO(Video)

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Shtetin John Kerry priti sot Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati në takimin e parë dypalësh mes krerëve të diplomacisë së dy vendeve që në vitin 2010. Në takim u trajtuan temat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe atij global, sidomos përsa i takon përpjekjeve kundër terrorizmit dhe sigurisë në rajon kundër ISIL-it. SHBA dhe Shqipëria nënshkruan edhe Deklaratën për Partneritetin Strategjik mes dy vendeve. Zëri i Amerikës i mori zotit Bushati këtë intervistë: