Pas tri ditësh ndjekje nga prokuroria dhe policia, bëhet i gjallë gjykatësi Gjoko Ristov, i dyshuar për korrupsion. Ai tani u morr në pyetje në Gjykatën Penale nga gjykatësi i procedurës paraprake. Nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i paraqiten provat e mbledhura mbi të cilat bazohet dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer veprat të rënda penale për të cilat ngarkohet. Veprat penale që rëndojnë mbi të dyshuarin janë sipas Kodit Penal: Nenit 359-a Përvetësimi dhe fshehja e paligjshme e pasurisë, paragrafi 3, paragrafi 1; dhe Neni 273, paragrafi 1 Pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga një vepër penale. Vetëm nga njëra vepër sipas paragrafin 3 parashikohet dënimi me burg nga 1 deri në 8 vite.
“Pasi vlerësuam kushtet objektive që duhet të përmbushen për përcaktimin e masës për sigurimin e pranisë, si dhe ato subjektive që e justifikojnë atë, prokurori publik i paraqiti një propozim gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për përcaktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin. Përveç kësaj mase, është propozuar edhe përcaktimi i një mase të kujdesit – sekuestrimi i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimi që ndalohet lëshimi i adresës dhe i shtetit”, theksojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Por në cilësinë e gjykatësit në shkallë të dytë në Gjykatë të Apelit, Gjokos nuk mund t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak derisa ai ka imunitet. Për heqjen e imunitetit Gjykata Penale kërkoi nga Këshilli Gjyqësor për heqjen e imunitetit të Gjoko Ristov për t’i hapur rrugë ngritjes së akuzës dhe eventualisht gjykimit të tij. Këshilli Gjyqësor menjëherë thirri seancë të jashtëzakonshme dhe vendosi për heqjen e imuniteti të tij.
Këshilli Gjyqësor i RMV-së
“Këshilli Gjyqësor mbajti seancë të jashtëzakonshme 535 në të cilën u shqyrtua kërkesa e Gjykatës Penale. Me 10 vota pro nga të gjithë të pranishmit në Këshillin Gjyqësor i merret imuniteti gjykatësit Gjoko Ristov dhe i pezullohen të gjitha aktivitetet gjyqësore për sa zgjatë procesi i hetimit dhe eventualisht procesi gjyqësor. Me këtë i hapet rrugë vendimit të penales për arrest të tij shtëpiak”, thonë nga Këshilli Gjyqësor i RMV-së.
Gjatë fundjavës në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë, u gjetën 350 mijë euro të murosura që dyshohet se janë një nga provat materiale për dyshimin e përfshirjes së tij në korrupsion që ndërlidhet me arrestimin e avokatit Fehmi Stafa nga mesi i dhjetorit i kapur po ashtu me ryshfet 50 mijë euro.
Me të marrë informacion, Gjoko Ristovi mori pushim mjekësor javën e kaluar, pas së cilës kolegët e tij nuk e kanë parë më, deri në ditën e sotme i cili u paraqit në Gjykatën Penale.
