Burg për personin që goditi Makronin

TË FUNDIT

Shtetasi francez, Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u dënua me katër muaj burgim. Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.

Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh. Tarel e përshrkoi veten si simpatizant të krahut të djathtë. Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.

Një person tjetër i arrestuar në përleshjen që pasoi shuplakën, do të gjykohet në një datë të mëvonshme për armëmbajtje pa leje.

TË NGJAJSHME