Burg për çiftin që rrahën për vdekjen djalin tre vjeçar

TË FUNDIT

Një çift francez është burgosur për vdekjen e vogëlushit, të cilin gruaja e kishte me një partner tjetër.  Vogëlushi vdiq nga rrahjet që ia bëri partneri i nënës së tij.

Dhuna u zbulua nga nëna e vogëlusht pa dashje në një thirrje për shërbimet e urgjencës, përcjell portali rtv21.tv Loïc Vantal, 28 vjeç, mori dënim prej 20 vjetwsh  për trajtimin e goditjeve që vranë tre-vjeçarin Tony në nëntor 2016.

Nëna, Caroline Létoile, në moshën 19 vjeç në atë kohë, thirri shërbimet e urgjencës për të raportuar se djali ishte pa ndjenja. Ndërsa ishte në pritje dhe pa dijeni se telefonata po regjistrohej, ajo i tha partnerit të saj:

“Unë iu thashë që ai ra poshtë shkallëve”.

Létoile u dëgjua gjithashtu duke thënë:

“Arsyetimi për rënië nga shkallët do të funksionoi, apo jo? ”

Kur mjekët arritën në banesën e Létoile në qytetin lindor të Reims, ata gjetën trupin e pajetë të fëmijës të mbuluar me të nxira. Ai u shpall i vdekur më vonë atë natë në spital. Kur policia u përball me Vantal, ai pranoi se e kishte goditur fëmijën në mënyrë të përsëritur pasi ishte takuar me Létoile tre muaj më parë.

Të premten, pas një gjykimi një javor në Reims, ai u dënua për përdorimin e “dhunës së qëllimshme që çoi në vdekje”.

Gjatë gjykimit gjyqtari e pyeti Létoile pse ajo nuk kishte folur në polici rreth Vantal që rrahu djalin e saj. 

“Unë kisha frikë,” tha ajo. 

“Doja të thërrisja për ndihmë por nuk munda.”

Ajo mori një dënim me tre vjet burg për “dështim të raportimit të abuzimit fizik”./21Media