Burg i përjetshëm për terroristin nga Vilzhuif, afër Parisit, në vitin 2015

TË FUNDIT

Sid Ahmed Glam (29) u shpall fajtor sot për vrasjen e Oreli Shatellan (32) më 19 prill të vitit 2015 në Villzhuif, afër Parisit, i cili gjithashtu u gjykua për atentat të dështuar ndaj kishës në të njëjtin qytet, raporton korrespondenti i MIA-s.

Dënimi me burgim të përjetshëm u shqiptua pas gjykimit një mujor. Sid Ahmed Glam, me origjinë nga Algjeria, u paraqit para Gjykatës Speciale në Paris për sulmin e dështuar terrorist në një kishë në Villzhuif (Val-de-Marne) dhe vrasjen e Aurelie Shatellan. Atij gjithashtu iu dha një ndalim përfundimtar për të qëndruar në tokën franceze pas vuajtjes së dënimit.

Në fjalët e tij përmbyllëse, i pandehuri shprehu keqardhje, pa pranuar faktet, raportuan mediat franceze.

Oreli Shatellan, mësuese 32-vjeçare e fitnesit, u qëllua për vdekje në makinën e saj në një parking në Villzhuif më 19 prill të vitit 2015. ADN-ja e Sid Ahmed Glam u gjet në automjet dhe armës së përdorur në vrasje, u zbuluan te ai.