Bullgaria, kjo “Greqi e dytë”? Pengesë e eurointegrimeve tani bëhen gjuha dhe historia Maqedonase

TË FUNDIT

“Asnjëherë e Veriut, Vetëm Maqedoni”

Këto brohoritje të tifozëve “Komitët” dhe “Vojvodi” nuk e lanë zëvednëkryeministren Radmilla Shekerinska të flasë rehat për mediat pasi vendosi lule tek varri i Goce Dellçevit në Shkup.

Radmilla Shekerinska, Zëvednëskryeministre:

“Nuk po mundem të ju dëgjoj”.

Skena të këtilla nuk ndodhën edhe kur foli kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski.

Tani  pasi Maqedonia e Veriut e zgjidhi çështjen e emrit me Greqinë, një barrierë e re duket se do të ja zë rrugën eurointegruese. Kjo është Bullgaria që ka nisur të ngre zërin për gjuhën edhe historinë maqedonase.

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev në intervistë për BGNES, duke folur për Goce Dellçevin, tha se kjo figurë nuk duhet t’i ndajë Maqedoninë dhe Bullgarinë, por t’i bashkojë, por për fat të keq siç shtoi “interpretimi i realitetit të ri është bazë e falsifikimit absolut të historisë”.

Andrej Kovaçev, eurodeputet bullgar:

-Siç ka thënë edhe kryeministri Bojko Borisov, topi tani është në anën e tyre. Më vjen keq që fqinjët tanë bëhen sikur nuk e dëgjojnë dhe nuk e respektojnë marrëveshjen që kemi arritur.

Kovaçev gjithashtu thotë se nëse komisioni i historisë mes dy vendeve nuk vazhdon me punë dhe nëse vazhdon me falsifikim të historisë, konferenca ndërqeveritare për nsje të bisedimeve e Maqeodnisë së Veriut dhe BE-në do të shtyhet deri sa të arrihet përparim.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski mendon se po të ishin realizuar detyrat në reforma që duhej të bënte vendi, ndoshta BE s’do të merrej me gjëra të tilla.

“Kur do të kenë me të vërtetë reforma kur askush nuk do të ju vërejë asgjë gjatë procesit negociues më besoni se edhe vetë Bashkimi Evropian do t’i dënojë këto kërkesa maksimale dhe të pashëndetshme nga ana e fqiut tonë lindor”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.

Pasi vendosi lule tek varri i Goce Dellçevit, Mickoski tha se kjo figurë është shtylla e Maqedonisë moderne dhe nuk duhet të jetë lëndë bisedimesh e negociatash.  Kjo çështje përbën pikë të përbashkët mes dy partive rivale VMRO-DPMNE dhe LSDM, pasi sot edhe deputetja socialdemokrate Frosina Remenski deklaroi se Goce Dellçev nuk mund të jetë lëndë e marrëveshjeve politike

“Është fakt se Goce Dellçev është vazhdimësia jonë historike, shtetësisë dhe luftën sonë revolucionare dhe në këtë kontekst mund të ketë çfarëdolloj interpretimesh historike, megjithatë duhet të merren parasysh faktet historike dhe të respektohet fakti se i madhi ynë Goce Dellçev pushon në tokën e Maqedonisë sovrane dhe të lirë siç ka qenë edhe amaneti i tij”, tha Frosina Remenski, LSDM.

Edhe pse u shpresua shumë që këto çështje të mos riaktualizohen para zgjedhjeve në Maqedoni, ato prap se prap dolën në sipërfaqe.

Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva duke folur në një emision televiziv e quajti maqedonishten gjuhë me bazë dialektit të bullgarishtes perëndimore me disa ndryshime. Sipas saj  do të ishte në interes të Maqedonisë ta pranojë historinë, ashtu siç do të duhej që Bullgaria ta pranojë realitetin maqedonas. Ajo pohoi se Bullgaria s’do të lejojë që politika e saj e jashtme të përdoret tani para zgjedhjeve në Maqedoni, por as nuk do ti ndryshojë kushtet e saj.

Rreth kësaj teme ditë më parë presidenti Stevo Pendarovski tha se vendit nuk i duhet BE-ja nëse çmimi i hyrjes në BE është që të thuhet se nuk jemi maqedonas dhe të themi se gjuha është ndryshe përveç maqedonishtes.