Bullgaria hoqi kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se prej nesër Bullgaria i heqë kufizimet për hyrje në vendin e saj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

“Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj. Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë)”, shkroi Osmani në Facebook, transmeton TV21.