Bullgaria ende nuk është e gatshme të thotë PO për RMV, kërkon garanci

TË FUNDIT


“Zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet strategjik i Bashkimit Evropian. Kjo është pika e parë e përfundimeve të dala nga Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që përfundoi sot në Bërdo të Kranjit në Slloveni”, raporton gazetari i TV21, Besir Arifi.

Krahas liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, pjesë e Samitit ishin edhe liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kryeministrin Zoran Zaev i cili që në mëngjes u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ndërsa gjithashtu kishte takim edhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidnetin francez Emanuel Makron, e poashtu u taku edhe me Presidentin bullgar Rumen Radev.

E Bullgaria vazhdon të mos jetë e gatshme të thotë “po” për Shkupin që të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian, e me këtë është duke e bllokuar edhe Shqipërinë. Presidenti bullgar Rumen Radev sot foli për, siç thotë, çrrënjosjen e gjuhës së urrjejtjes nga ana e Maqeodnisë së Veriut, por gjithashtu kërkoi edhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë, si bashkësi etnike që jeton në Maqedoni.

Vlen të theksohet edhe fakti se ende ka vende skeptike të zgjerimit, siç është Franca dhe Holanda. Po ashtu në këtë Samit u fol edhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe zbatimin e Planit ekonomik-investues, që ka peshë 30 miliardë kushtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor. E sa u përket nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, mbetet të shihet se si do të vazhdohet në muajt në vazhdim, sidomos në bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes, për të ardhur në një marrëveshje që do të çlironte rrugën e Shkupit drejt integrimeve evropiane.

Për TV21, Besir Arifi, Bërdo-Kranjë-Slloveni.