Bullgaria sot e ka shpallur planin për vaksinim të popullatës dhe kumtoi se vaksina do të jetë falas.
“Të parët që do ta marrin vaksinën janë mjekët, infermierët, dentistët dhe farmacistët”, tha ministri i Shëndetësisë, Konstantin Angellov.
Pas tyre, do të vaksinohen mësuesit, njerëzit në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët e fermave me vizonë, pastaj punonjësit socialë dhe njerëzit mbi 65 vjeç
“Çdo bullgar që dëshiron të vaksinohet do të ketë mundësinë ta bëjë këtë falas,” shtoi Angellov.
