“Bullgaria e aktivizon vetën sipas vlerësimit rus” – Maqedonia cak i sulmeve hibride

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ka shumë sulme hibride për të cilat e dinë nga ku vijnë, por se nuk mund ta zbulojnë urdhëruesin.

“Kishte më shumë sulme gjatë regjistrimit. Ne ishim vazhdimisht këtu për t’i ndihmuar EShS-së përmes Repartit tonë për Krim Kibernetik, sigurisht se këtu ishin edhe njerëz profesionistë nga Telekomi, kompani kjo e cila punonte mbi këtë sistem. Njëkohësisht ndërmerreshin masa konkrete për mënjanimin e këtyre sulmeve. Kështu që nuk ndodhi asnjë sulm i cili mundej të shkaktonte ndonjë problem dhe të shkatërronte të dhëna etj…”

Lidhur me përpjekjet që të pengohet procesi me Bullgarinë, Spasovski thotë se sulmet do të mbarojnë në mënyrën e njëjtë si ato para anëtarësimit në NATO.

“Këto janë informacione që flasin për kontakte të caktuara, por me rëndësi është ai që i nxit. Këto informacione nuk shkojnë as në Sofje, e as në Shkup, por në ndonjë vend tjetër, sepse kjo është në interes të dikujt tjetër. Ne duhet të kthehemi mbrapa dhe ta shohim interesin tonë”.

Tihomir Bezllov nga qendra për hulumtim-Sofje, tha se Bullgaria sipas vlerësimit rus, e ka aktivizuar veton.

“Nëse më pyesni mua se si Rusia e realizon ndikimin e saj në Bullgarinë në lidhje me Maqedoninë, mendoj se mekanizmi është i ndryshëm. Rusia shfrytëzon parti politike, formacione, për të ndikuar edhe nëse e shqyrtojmë në aspekt historik situatën në këtë mënyrë. Të rikujtojmë se para një muaj, deri në fillimin e negociatave me BE-në, dukej se Rusia nuk ka qëndrim nëse Maqedonia mund të jetë anëtare e BE-së. Një muaj para fillimit të negociatave, papritmas partia VMRO doli me qëndrim se Bullgaria duhet të vendosë veto”.

E profesori Nikolla Dujovski tha se shoqëria në Maqedoni nuk guxon ta ndjekë rrugën e shoqërisë serbe e cila është lidhur me atë ruse.

“Me shumë gjasa, pas rrugës së gjatë të eurointegrimeve, nuk ka arsye tjetër se pse ne nuk jemi të vetëdijshëm se partnerët tanë janë në perëndim e jo në lindje”.

Lideri i një prej partnerëve të koalicionit të qeverisë bullgare, Sllavi Trifonov në mënyrë të ashpër e akuzoi kryeministrin e Bullgarisë, Kirill Petkov se po përpiqet që ta anashkalojë marrëveshjen e koalicionit dhe ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut me qëllim që vendi ynë t’i fillojë negociatat me BE-në deri në fund të qershorit të këtij viti.