Betejë për vendin e parë pas zgjedhjeve të djeshme në Bullgari. Gara është e ngushtë mes “GERB” të Bojko Borisovit dhe “Vazhdojmë me ndryshime” të Kirill Petkovit.
“Përparësia e “GERB SDS” nga të dytët “Vazhdojmë me ndryshime” është mbi 38 mijë vota ose më pak se 2%. Rezultati i “Vazhdojmë me ndryshime” dhe DB është 24.9%. Fuqia e tretë politike “Rilindja” me liderin Kostadin Kostadinov, ka 14.38%, Lëvizja për të drejtat dhe lirinë është në pozitën e katër me 12.95%, BSP e mban vendin e pesë me 8.97%. sipas të dhënave “Ka një popull të tillë” e Sllavi Trifunovit kthehet në jetën parlamentare sepse partia ka mbledhur votat e 4.16% të votuesve”, tha Ivan Gjorgjiev, gazetarë i BTV-së.
Partitë politike i presin rezultatet zyrtare për të bërë komentet e para. Deri atëherë, Bojko Borisov iu falënderua trupit votues përmes Facebook-ut, ndërsa PR i tij Arnaudova Dimitrova ka shkruar:
“E arrestuan! Na arrestuan! Na përzunë! Kundër tij u bashkuan 7 parti dhe 77 shoqata! Kjo është fitorja e madhe e Borisovit!”, tha Arnaudova Dimitrova, pr e Bojko Borisovit
Për shumicë parlamentare duhen 120 +1 deputet, ndërsa koalicionet e mundshme janë:
E para, që deri më tani ishte joreale, GERB-SDS dhe Vazhdojmë me ndryshimet, me çka do të kishin 134 deputetë.
E dyta, GERB-SDS, DPS dhe Ka një popull të tillë dhe Rilindja, 152 deputetë.
E treta, Vazhdojmë me ndryshimet, Ka një popull të tillë, Rilindja dhe DPS, 148 deputetë.
Në Maqedoni u votua në 7 vendvotime, ndërsa të drejtën e votimit e shfrytëzuan 453 bullgarë. Përkrahje më të madhe mori partia e Bojko Borisovit.
Bullgarë të cilët dje kanë votuar në Shkup, kanë denoncuar se u është dëmtuar vetura.
“Në Shkup ishim për disa ditë dhe në mëngjes votuam në ambasadën e Bullgarisë. Duke dalë pas votimit, pamë se goma është e prerë. Sipas meje ky është provokim”, deklaroi një banor i Bullgarisë.
Te policët e Maqedonisë që ishin të pranueshëm në të gjitha vendvotimet, nuk janë denoncuar incidente.
Në Bullgari, përveç në aparat, mund të votohej me fletë, që shkaktoi kolona të gjata gjatë dorëzimit të materialeve zgjedhore. Disa anëtarë të këshillave zgjedhore u alivanosën duke pritur deri në orët e vonët të natës për dorëzimin e materialeve, disa të tjerë fjetën, disa kënduan.
