Bullgari, dita 26-të me radhë e protestave antiqeveritare

TË FUNDIT

Në qendër të Sofjes sot tre udhëkryqe të mëdha janë bllokuar me kampe prej tendave në ditën e 26-të të protestave antiqeveritare.

Dhjetëra persona e kaluan natën në tre kampet nga tendat në Sofje.

Protestuesit kërkojnë dorëheqje nga Qeveria e kryeministrit Bojko Borisov dhe prokurorit shtetëror Ivan Geshev.

Protestat zhvillohen në atmosferë të qetë pa tensione mes policisë dhe protestuesve.

Ende është bllokuar edhe rruga drejtë autostradës Thrakia në dalje të Zagorës së Vjetër, në jug të Bullgarisë, ku gjithashtu është vendosur një kamp prej tendave.

Policia u bën thirrje protestuesve që ta respektojnë rendin publik dhe të mos bien pre e provokimeve.

MARKETING I PAGUAR POLITIK