Bulevardi “Bllagoja Toska” do përfundoj deri në fund të muajt! Durmishi: Vonesa e punëve shkaku kushteve klimatike

TË FUNDIT

20 vite premtohet. Ka një vit që është duke u punuar intensivisht, ndërsa ende nuk ka përfunduar! Ky është fati i bulevardit prej 420 metrash “Bllagoja Toska” në Tetovë. Kryetari i këshillit komunal Besar Durmishi thotë se sot ka pasur takim me përfaqësues të “TAV Maqedoni” dhe kompaninë ndërtuese,  dhe pohon se deri në fund të muajt punët do të përfundojnë.

“Sot në mëngjes bashkë me kryetarin e komunës dhe kompaninë që i realizon punët dhe përfaqësues nga TAV dhe ramë dakord që shumë shpejtë në një afat kohor brenda këtij muaj, eventualisht nëse ka kushte të vështira klimatike mund të zgjasë edhe një muaj, nëse nuk ka në fund të këtij muaj do përfundojë gjithçka dhe do të jetë i lëvizshëm për këtë muaj”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Arsyeje e vonesës së punimeve, sipas Durmishit kanë qenë kushtet klimatike dhe pengesat e pronarëve që kanë pasur toka në këtë bulevard.

“Problemi ka qenë kushtet klimatike e dimë që ka pasur të reshura të shiut, ka pasur problem edhe me palët edhe pse shpronësimi ka përfunduar, kanë dalë në teren dhe kanë penguar kompaninë në realizimin e punëve ku jemi detyruar ne si institucion komunë të kërkojmë nga sektori për punë të brendshme të kërkojnë palët edhe të vazhdojë punimet kompania private”, pohoi Besar Durmishi, kryetar i këshillit komunal Tetovë.

Rikujtojmë se kryetari i Tetovës më 18 qershor të 2022-tës ishte zotuar se punët do të përfundonin në vjeshtën e po të njëjtit vit.

“Unë e përmenda diku në marrëveshja që kemi marrë vesh me kompaninë diku në vjeshtë shtator

tetor kjo rrugë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha Bilall Kasami, kryetar i Tetovës (18.06.2022).

Për shpronësim për këtë bulevard janë shpenzuar rreth 50 milionë denarë, ndërsa për ndërtim 45 milionë denarë. Gjatësia është 420 metra, ndërsa gjerësia 21 metra.