Më 16 korrik kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, njoftoi se rrënimi i shtëpive në bulevardin “Bllagoja Toska” ka nisur dhe për 1 muaj ky proces do të përfundojë. Megjithatë 3 shtëpi me banorë brenda, ende janë aty.
Ekipi i Televizionit 21 ishte në vendin ku edhe duhet të kalojë ky bulevard. Njëri prej banorëve edhe pse nuk donte të dalë para kamerave, tha se nuk do të lëshon shtëpinë derisa të dakordohen me shumën, pasi siç tha, i kanë ofruar shumë pak.
“Akoma nuk është zgjedhur, na kanë thënë se do ju rregullojmë deri sa të na rregullojnë të na japin leje dhe më pas rruga është e lirë “
Ua kanë bërë pagesën kompozimin e shtëpisë?
Jo jo, as pagesë as kompensim asgjë nuk na kanë bërë. Jo, shuma është shumë e vogël nuk është sa i kanë paguar të tjerët dhe nuk pajtohemi me atë shumë.”
Nëse komuna nuk u jep leje dhe nëse nuk ua rrit shumën a do e lëshoni shtëpinë?
“Jo nuk e lëshoj, këtu banoj”.
Kryesuesi i këshillit komunal Bekim Memeti thotë se procedura nuk është e lehtë, pasi është dashur që të zgjidhjen çështjen pronësore juridike dhe të sigurohen mjetet financiare.
“Normalisht nuk ka qenë e lehët hapja pasi që jo gjithçka varet edhe nga ne si komunë. Është dashur të ndryshohen planet, kanë qenë zgjedhjet edhe është dashur që të ndërpriten punimet. Ka qenë problem edhe pagesa e shtëpive eksproprijimi ka shkuar ngadalë, derisa i siguruam mjetet nga ana qeverisë dhe buxheti komunal. Gjithashtu pjesë e kësaj ka qenë edhe legalizimi i pronave të personave që kanë jetuar në ato shtëpi dhe është dashur që me dokumentacion të rregullohen të gjithë ata shtëpi që është dashur të prishen dhe tani më përfundoi dhe atë që e kamë cekë disa herë unë dhe kryetarja tani më është bërë realitet”, tha Memeti.
Ky bulevard është duke u premtuar tetë vjet me radhë, ndërsa qeveria i ndau komunës së Tetovës 500 mijë euro për kompensimin e pronave. Se a do ta realizojë Arifi këtë premtim brenda këtij mandati mbetet të shihet.
