Bujar Osmani tregon 5 pikat me prioritet të MPJ-së

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në pres-konferencë për media bëri të ditura pesë pikat me prioritet të veçantë në MPJ.

Osmani theksoi se do të ndihmojnë në mbylljen e kontesteve rajonale por me prioritet atë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raporton TV21.

  1. Marrëdhëniet e mira me fqinjët, për të ndërtuar bazat e një miqësie të qëndrueshme dhe afatgjata.
  2. Fillimi i negociatave me BE-në dhe vendosjen e sistemit për zhvillim politik të negociatave sipas metodologjisë së re.
  3. Pjesëmarrje në stabilitetin rajonal si një partnerë i sinqertë dhe i qëndrueshëm i SHBA-së dhe BE-së, me qëllim të ndihmesës sonë dhe kontributit tonë në mbylljen e kontesteve rajonale me prioritet atë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
  4. Revitalizimi dhe përforcimi i diplomacisë ekonomike në harmonizim me përfaqësitë ekonomike të Qeverisë dhe me përfshirje të diasporës.
  5. Mbështetje aktive e multiletarizmit ngritja e pranisë në Organizata multilaterale si një kontribut për stabilitetin e botës dhe avancimin e pozitës dhe reputacionin ndërkombëtar të RMV-së.
🔴Прес-конференција на министерот за надворешни работи Бујар Османи

🔴Прес-конференција на министерот за надворешни работи Бујар Османи

Gepostet von TV21 am Samstag, 19. September 2020