Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes Facebookut të tij ka njoftuar se sot nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që do të mbahet në Vilën presidenciale Vodno.
“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!” ka shkruar Osmani në Facebook.
Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë,…
Gepostet von Bujar Osmani am Donnerstag, 16. April 2020
