Përfaqësuesi special i Qeverisë maqedonase për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, Vllado Buçkovski është i sigurt se gjatë muajve në vijim Bullgaria do ta heqë bllokadën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, transmetoi BGNES.
Sipas tij, edhe krahas rrethanave të tilla, është arritur progres në ndërtimin e besueshmërisë mes dy vendeve.
Për ndryshimin e librave shkollor, Vllado Buçkovski tha se kjo detyrë i takon Komisionit të përzier historian i cili duhet të arrijë marrëveshje për tekstet shkollore.
Në lidhje me vërejtjet e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski i cili tha se Kirill Petkov nuk është politikan i guximshëm, përfaqësuesi special thotë se nuk pajtohet me këtë qëndrim.
