Bruno dhe Klajdi zëvendësojnë Afrim Muqiqin! Kënga “Fatushi” publikohet në një version të ri

TË FUNDIT

Kënga e vjetër e këngëtarit të njohur Afrim Muqiqit, “Fatushi” është publikuar në një version të ri.

Djemtë e Threedots, Bruno, Klajdi Haruni dhe Dj Vicky kanë publikuar remix-in e kësaj kënge të shoqëruar edhe me videoklip.

Për kompozimin e këngës është përkujdesur Afrim Macula, ndërsa për producimin Threedots Production.

Pjesë e këtij projekti padyshim se është edhe këngëtari, Afrim Muqiqi./21Media