Janë të ditura konkluzionet e Këshillit të BE-së për procesin e zgjerimit, që pritet të miratohen në Këshillin e liderëve të enjten. Në pjesën për Maqedoninë, theksohet që vendi duhet të përshpejtojë procesin e ndryshimeve kushtetuese.
Përfaqësuesit e lartë të Këshillit brifuan se me Maqedoninë e Veriut do të flitet për kriteret nga pozita negociuese dhe se shpresojnë se ndryshimet kushtetuese do të miratohen sa më shpejtë që procesi të vazhdojë. Për zgjerimin e BE-së më shumë do të flitet nesër në Samitin BE-Ballkani Perëndimorë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri HristijanMickoski. Ai tha se udhëheqjes së re në Bruksel para vetëm dy javëve ua ka prezantuar qëndrimet e Maqedonisë, pas çka euroambasadori në vend Mihailis Rokas deklaroi se po investojnë përpjekje të mëdha diplomatike për të gjetur zgjidhje.
Mickoski paralajmëroi se në Bruksel do të takohet me komesaren e lartë, Kaja Kallas, si dhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez. Për diskutimet që po vijojnë, ambasadorja amerikane, AnxhelaAgeller, njoftoi se Uashingtoni edhe në Bruksel, por edhe në Shkup dhe Sofje përsërit që dëshiron të shohë vendin sa më shpejtë në BE.
Përndryshe në konkluzionet rikujtohet edhe Maqedonia që në vullnet të mirë të zbatojë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
