Brukseli kërkon qëndrim të koordinuar nga anëtaret e BE-së për vaksinim

TË FUNDIT

Pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, EMA, dje se AstraZeneka megjithatë është e ndërlidhur me efekte anësore të rralla që mund të shkaktojnë trombozë, Komisioni Evropian dëshiron të shohë një qëndrim të bashkuar në vendet anëtare të BE-së.

Tani për tani, secili shtet anëtar vendos vetë nëse dhe si të përdorë vaksinat, përfshirë AstraZeneka. Disa vende e kufizojnë përdorimin nën moshën 55 vjeç, të tjerët nën moshën 60 vjeç, disa e kanë pezulluar atë plotësisht në pritje të detajeve të mëtejshme.

Politika shëndetësore në BE është kompetencë kombëtare dhe secili vend është plotësisht i lirë në vendimet e tij, por problemet me AstraZenekën kanë shkaktuar konfuzion të madh midis qytetarëve dhe Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare në 27 vendet anëtare që të koordinohen.

Eurokomisarja e Shëndetësisë,  Stella Kiriakides e përsëriti këtë mesazh dje në Tuiter pas takimit me ministrat e shëndetësisë të BE-së pas një konference shtypi të EMA-s.

“Përvoja me AstraZenekën ka treguar që sistemi ynë i farmakovigjilencës funksionon, por është thelbësore të ndiqni qasje të koordinuar në të gjithë BE-në. Duhet të flasim me një zë në BE për të rritur besimin e publikut në vaksinimin”, porositi Kirikiades.

TË NGJAJSHME